AlbFirma.ch u krijua për t’i bashkuar bizneset shqiptare në Zvicër në një platformë: që njerëzit t’i gjejnë lehtë shërbimet që u duhen dhe bizneset të njihen e të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Firmat shqiptare në një vend
Një platformë e përbashkët ku bizneset shqiptare në Zvicër prezantojnë punën dhe shërbimet e tyre.
Gjej shërbimin që të duhet
Ke nevojë për transport, ndërtim, riparim, restorant apo një shërbim tjetër? Gjeje biznesin sipas kategorisë dhe kantonit dhe kontaktoje direkt.
Bizneset të njihen me njëri-tjetrin
Të krijojnë kontakte, të bashkëpunojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Kështu forcojmë rrjetin e bizneseve shqiptare në Zvicër.